Monday, 31. August 2026
Sport

I dha leksione Guardiolës, trajneri i ri i Junajtid: Ishte e shkruar kjo lamtumirë

GS 06/11/2024 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e tij e fundit në shtëpi ishte një kryevepër perfekte për t’i dhënë lamtumirën Sportingut të Lisbonës dhe nisur aventurën e re në Mançester.

amorim

“Nuk mund të ishte më mirë se kaq. Ne patëm fatin që nuk e kemi pasur herë pas here. Ishte një pjesë e parë shumë e vështirë për ne. Ne nuk patëm topin dhe kishte shumë nerva. Por me të shënuar golin pas pushimit ne u përmirësuam.

Sigurisht që ata dy golat në pjesën e dytë ndihmuan shumë. Ata ndryshuan ndeshjen. Atmosfera në stadium ishte e pabesueshme. Mendoj se ishte e shkruar që lamtumira ime të ishte e tillë”, tha trajneri portugez.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: