Monday, 31. August 2026
Sport

Kjo është arsyeja pse është i zhgënjeyer Granit Xhaka

GS 06/11/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Liverpoolit vazhdoi me fitore në Champions League dhe në raundin e katërt mposhti thellësisht 4:0 kampionin e Bundesligas, Bayer Leverkuzenin. Granit Xhaka, futbollisti i kombëtares së Zvicrës, pas ndeshjes dha një deklaratë, ku u shpreh tejet i zhgënjyer me paraqitjen e bashkëlojtarëve të tij.

“Nuk mund ta dominosh Liverpoolin për 90 minuta, ne e dinim këtë.

Por, ne po marrim gola të lehtë, kjo s’duhet të ndodhë, sidomos në këtë nivel”, u shpreh i zhgënjyer Granit Xhaka.

“Çdo humbje dhemb. Por ne jemi në këtë nivel për të luajtur kundër më të mirëve”, vazhdoi më tej futbollisti shqiptar

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka grumbulluar shtatë pikë në katër ndeshjet e para.

Teilen: