Monday, 31. August 2026
Sport

Valdano gjen përgjejësit e dështimit të Realit: Ancelotti dhe… Toni Kroos

GS 06/11/2024 1 Min. Lesezeit

Jorge Valdano, ish-lojtar argjentinas, që veshi fanellën e Realit të Madridit nga viti 1984 deri në 1987 dhe që drejtoi si trajner klubin “Merengues” nga 1994 deri në 1996, foli për MovistarPlus+ pas humbjes 3-1 në shtëpi kundër Milanit:

“Ka një përgjegjësi nga ana e Ancelottit. Sa hërë nuk ka rregull në fushë, trajneri ka pjesën te tij të përgjegjësisë, por ka edhe përgjegjësi në përbërjen e skuadrës.”

Valdano drejton gishtin edhe te lojtarët:

“Ka përgjegjësi individuale, lojtarë të mëdhenj që nuk janë në të mirën e tyre. Largimi i Toni Kroos u nënvlerësua shumë dhe është në qendër të debatit, sepse “Los Blancos” nuk po gjejnë ekuilibrin që u nevojitet. Ka shumë gjëra që Reali i Madridit ka humbur pa të dhe ata nuk mund t’i kompensojnë as me disa nga lojtarët më të mirë në botë”.

Teilen: