• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inter – Arsenal, dueli i mbrëmjes në Champions

06/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbrëmje, përfundon xhiroja e katërt e Ligës së Kampionëve, ndërsa vëmendja do të jetë në duelin që do të luhet në Itali.

Skuadra e Interit përballet me Arsenalin në derbin e së martës, në ndeshjen që starton prej orës 21:00.

Të dyja ekipet kanë bilanc të njëjtë, por vetëm Interi është më lartë në tabelë për shkak të golaverazhit më të mirë.

Interi zë vendin e 8 me 7 pikë, sa i ka edhe Arsenali që renditet i nënti pas tri xhirove të para, ku kanë regjistruar nga dy fitore dhe një humbje.

Skuadra italiane është në formë të mirë dhe në këtë përballje futet pas një serie prej katër fitoreve e një barazimi në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Arsenali ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim.

Ndeshje tjetër interesante është edhe ajo ndërmjet Paris Saint-Germainit me Atletico Madridin, si dhe Bayern Munchenit me Benfican.

Edhe këto duele nisin në orën 21:00, sikurse Feyenoordi – Salzburgu, Sparta – Bresti, Stuttgarti – Atalanta dhe Cërvena Zvezda – Barcelona.

Ndërkohë, dy ndeshjet e para të ditës së sotme janë: Club Brugge – Aston Villa dhe Shakhtar Donetsk – Young Boys, që fillojnë prej orës 18:45.

Next Post

Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë, shifrat e frikshme të portugezit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.