• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dy dekada pa u takuar në Champions, zbuloni statistikat më interesante të duelit Inter-Arsenal

06/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 Interi dhe Arsenali kanë luajtur për herë të fundit në Champions-in e vitit 2003-2004 dhe ndeshja përfundoi me fitoren e secilës skuadër në transfertë. Zikaltrit triumfuan 0-3 në Londër dhe Arsenali 1-5 në “San Siro”.

inter arsenal

* Arsenali nuk ia ka dalë që të shënojë asnjë gol në 4 transfertat e fundit italiane në Champions League. Adebajor ka qenë i fundit që ka shënuar kundër Milanit në marsin e vitit 2008.

* Në këtë Champions janë vetëm 5 skuadra që kanë prodhuar më shumë goditje sesa Interi (53). Deri tani zikaltrit kanë mbajtur portën e paprekur në 3 ndeshjet e para dhe kurrë nuk kanë arritur 4 ndeshje pa pësuar.

* Mosha mesatare e formacionit të Interit në Champions është më e larta në këtë sezon (30 vjeç dhe 139 ditë). Madje është ekipi që iu ka dhënë më shumë minuta lojtarëve mbi 30 vjeç.

* Vetëm Atalanta (3) ka pësuar më pak goditje në portë në këtë sezon në krahasim me Arsenalin (5). “Topçinjtë” gjithashtu kanë mbajtur portën të paprekur në 3 ndeshjet e para. Hera e fundit që kanë arritur 4 ndeshje pa pësuar ka qenë në nëntorin e vitit 2007.

* Tre golat e Arsenalit në këtë Champions janë shënuar në pjesën e parë. Në pjesën e dytë kanë bërë vetëm 9 goditje dhe vetëm Sparta e Pragës ka bërë më pak (8).

* Nëse do të luajë këtë ndeshje Gabriel Zhezus do të bëhet lojtari i 43-të brazilian që luan të paktën 50 ndeshje në Champions. Braziliani i fundit që e ka arritur këtë shifër ka qenë Lukas Moura në vitin 2019 ku shënoi tripletë kundër Ajaksit.

* Portieri i Interit, Jan Zomer, e ka mbajtur portën të paprekur në 7 nga 10 ndeshje në Champions. Me 70% të ndeshjeve pa pësuar është më e madhja që një portier ka arritur në këtë kompeticion me të paktën 10 ndeshje.

* Gabriel Martineli ka shënuar 5 raste për gol, pasi ka lëvizur topin për 5 metra.

* Në 3 ndeshjet e para të këtij Champions dy lojtarë kanë krijuar më shumë aksione sulmuese. Janë Mehdi Taremi dhe Kai Haverc, të dy me 211 aksione.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Prishtina nxjerr barazim ndaj Dritës në “Fadil Vokrri”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.