Monday, 31. August 2026
Sport

VIDEO/ Mirlind Daku gjuan penalltinë për Rubinin, shihni ku e dërgon topin sulmuesi shqiptar

GS 06/11/2024 1 Min. Lesezeit

Rubin Kazan barazoi pa gola ndaj CSKA-së së Moskës, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Rusisë.

Mirlind Daku pati shansin e artë që t’i jepte skuadrës së Rubinit fitoren, por sulmuesi kuqezi ekzekutoi në mënyrën më të keqe të mundshme një penallti në fundin e sfidës.

Sulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 80-të të këtij takimi, duke marrë kështu vendin e Vadës.

26-vjeçari në kampionat në këtë sezon ka luajtur 13 ndeshje dhe ka realizuar 6 gola, ndërsa ka dhuruar edhe 2 asiste.

 

Teilen: