Ka startuar në orën 21:00 në “San Siro” supersfida mes Interit dhe Arsenalit e vlefshme për Ligën e Kampioneve. Këto dy skuadra kanë luajtur për herë të fundit në Champions-in e vitit 2003-2004 dhe ndeshja përfundoi me fitoren e secilës skuadër në transfertë.
Zikaltrit triumfuan 0-3 në Londër dhe Arsenali 1-5 në “San Siro”. Vlen të theksohet fakti se Arsenali nuk ia ka dalë që të shënojë asnjë gol në 4 transfertat e fundit italiane në Champions League. Adebajor ka qenë i fundit që ka shënuar kundër Milanit në marsin e vitit 2008.
Në 3 ndeshjet e para të këtij Champions dy lojtarë kanë krijuar më shumë aksione sulmuese. Janë Mehdi Taremi dhe Kai Haverc, të dy me 211 aksione.
LIVE: INTER-ARSENAL 1-0
Çalhanoglu 45+3′ (p)
KOMENTI LIVE:
71′ Momenti i Kristjan Asllanit, Inzagi e hedh në fushë në vend të autorit të golit Çalhanoglu. (VIDEO)
61′ Inzagi kryen 3 zëvendësime, largohet Fratezi, Zielinski dhe Lautaro, në fushë, Barela, Mkhitarjan dhe Turam.
59′ Tjetër moment i artë për anglezët, pritja spektakolare e Zomer, i mohon golin Havercit. (VIDEO)
58′ Presion i vazhdueshëm i Arsenalit, Dumfris bën heroin dhe shpëton topin mbi vijën fatale. (VIDEO)
46′ Arsenali e nis në sulm pjesën e dytë, duke rrezikuar me Gabriel, por braziliani nuk koordinohet siç duhet brenda zonës.
Mbyllet pjesa e parë!
45+3′ GOOOL INTER 1-0/ Zhbllokohet supersfida, Çalhanoglu shënon nga pika e bardhë e penalltisë! Në festë zikaltrit (VIDEO)
45+2′ Penallti për Interin pas prekjes së topit me dorë nga Merino, pas duelit me Taremin! Për gjyqtarin nuk ka dyshime, 11-metërsh! (VIDEO)
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
40′ Gjashtë korne të fituara në pjesën e parë nga skuadra e Arsenalit që e ka fokusuar lojën nga krahët.
28′ Pranë golit Arsenali me Merino, vendimtar grushtimi i Zomer. “Topçinjtë” kërkojnë penallti, por gjyqtari vijon lojën. (VIDEO)
27′ Provon Arsenali me Saka, por gjuajtja e kapitenit është e lehtë dhe ndalet nga portieri Zomer. (VIDEO)
15′ Minuta mjaft të mira për Interin, zikaltrit shfaqen më kërkues, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën e Arsenal.
14′ Lautaro Martinez dhe Gabriel ndëshkohen me karton të verdhë.
2′ Traversa i mohon golin e avantazhit Interit. Gjuajtja e Dumfris ndalet nga traversa e portës së mbrojtur nga Raja. (VIDEO)
1′ Starton sfida.
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL