• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Katër emrat për të zëvendësuar Kejnin në Mynih, sulmuesi anglez: Topi nuk donte të hynte në portë ndaj Benfikës

07/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse Herri Kejn nuk po tregon asnjë shenjë rënieje, Bajerni po monitoron disa lojtarë në futbollin europian që mund ta zëvendësojnë atë në planin afatgjatë. Sipas “Sport Bild”, bavarezët tashmë kanë një plan emergjence për të gjetur pasardhësin e anglezit.

kejn

Omar Marmush i Frankfurt përfshihet në listën e objektivave të transferimit të klubit për afatin kalimtar të verës 2025. Gjigantët nga Mynihu po monitorojnë gjithashtu dyshen e Lajpcig, Benjamin Shesko dhe Lois Openda. Sulmuesi “pjellor” i Sporting Lisbonës, Viktor Giokeres është gjithashtu në “radarët” e bavarezëve. Rekordmenët do të përballet me konkurrencë nga disa klube europiane për nënshkrimin me një prej sulmuesve të lartpërmendur.

Sulmuesi i Bajernit, Herri Kejn, nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës kundër Benfikës, megjithatë ai i gëzohet fitores:

“Ne ishim plotësisht dominues për pothuajse të gjithë ndeshjen. Portugezët nuk na shkaktuan fare probleme. Është vërtet mirë të fitosh me siguri. Na mungonte vetëm pak qetësi për të arritur golin e dytë ose të tretë. Ne po luajmë shumë ndeshje në një hapësirë të shkurtër kohore, kështu që të dominosh në mënyrën se si bëmë është vërtet e këndshme. Ndonjëherë kemi shpërthime dhe është 4-0, 5- 0 dhe në ndeshjet e tjera duhet të gjesh një mënyrë. Topi thjesht nuk donte të hynte. Për fatin tonë, Xhamal shënoi golin e fitores”, e mbylli Kejn.

PANORASPORT.AL

Next Post

Europa League, Lazio-Porto drejtpërdrejt në RTSH

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.