• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tronditet pankina e Realit/ Rrezikon Ançeloti, shfaqen hijet e trajnerit të ri te madrilenët

07/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në qendrën stërvitore të Realit të Madridit kanë rënë kambanat e krizës. Që duket më e thellë se sa vetë rezultatet zhgënjyese të javëve të fundit dhe veçanërisht dy humbjet e rënda në shtëpi kundër Barcelonës (0-4) dhe Milanit në Champions (1-3).

anceloti

Në Madrid kanë nisur të flasin për një krisje të thellë, duke nënvizuar se Karlo Ançeloti ka humbur dhomat e zhveshjes. Nëse diçka e tillë do të thuhej në gusht apo në shtator askush nuk do ta besonte, por faktet janë kokëforta dhe Reali është zhytur në krizë loje e identiteti. Aq sa dhe figura babaxhane e Karlo Ançelotit është vënë në pikëpyetje dhe nëse nuk do të ketë ndërrim kursi, ndoshta italiani mund të mos e mbyllë sezonin. Në Madrid ka nisur të flitet për Ksabi Alonson (Leverkusen)…

BESIMI NGA KLUBI – Drejtuesit e Realit të Madridit, me Florentino Perezin në krye, përcjellin qetësi ndaj Ançelotit. Natyrisht që ka shqetësime për atë që ekipi po ofron në ndeshjet e fundit. Në të njëjtën kohë, ka edhe besimin se nëse ka dikush që mund ta kthejë situatën, ai është trajneri italian, me kontratë në fuqi me madrilenët deri më 30 qershor 2026. Kjo lidhje u rinovua dhjetorin e kaluar dhe pas nënshkrimit, Liga e Kampionëve dhe Liga iu bashkuan historisë së Realit të Madridit. Brenda besimit që transmetohet, duket e palogjikshme të flitet për situata ekstreme që mund të sjellin vendime drastike, diçka që nuk u ka shkuar në mendje drejtuesve.

2

Në strukturën aktuale sportive të Madridit, Raul Gonzalez dhe Santiago Solari janë alternativat që mund të ekzistojnë përballë një zgjidhjeje kaq të mundshme, por të largët. Ky është ai supozimi. Por në çdo moment qetësia e tensionuar mund të shndërrohet në diçka më shumë, ndonëse klima e besimit dhe respektit nuk ka të bëjë me shkarkimet e fundit të trajnerëve në mesin e sezonit si ato të Benitez, Lopeteguit dhe vetë Solarit. Ky është qëndrimi më optimist në Madrid, që shohin kapërcimin e krizës, ku dhe vetë në klub besojnë se strategjia e merkatos së verës nuk ka qenë ndoshta më e mira.

SOLARI, MË PAS ALONSO – Por ka dhe një grup më radikal në Madrid që e shohin të ezauruar misionin e Ançelotit në Madrid. Sipas tyre, me Ançelotin në krye, Reali është futur në një rrugë të pakthyeshme drejt dështimit në këtë sezon. Ajo që duhet të bëjë skuadra është të tregojë fytyrën e saj në atë që ka mbetur dhe të fillojë planifikimin për sezonin e ardhshëm. Njeriu i duhur për këtë nuk është italiani, por argjentinasi (Santiago Solari).

alonso

Ai mori vendime të rëndësishme disa vite më parë kur situata ishte e ngjashme. Me siguri argjentinasi është i aftë të bëjë atë që shumë të tjerë nuk guxojnë. Në vitin 2025 është koha për Ksabi Alonson, por Solari duhet të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur sepse Ançeloti nuk do ta bëjë këtë.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Juventusi “ëndërron” Zhegrovën e Davidin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.