Monday, 31. August 2026
Sport

Juventusi “ëndërron” Zhegrovën e Davidin

GS 07/11/2024 2 Min. Lesezeit

Skuadra e Juventusit po përgatit sulmin final për të siguruar shërbimet e dyshes së Lillet, Edon Zhegrova dhe Jonathan David, kanë njoftuar të enjten mediumet italiane.

Bëhet e ditur se Juventusi po punon fuqishëm në këtë aspekt dhe po synon që me dy futbollistët e ekipit francez të firmos parakontrata në janar, në mënyrë që të zyrtarizohen me të përfunduar sezoni aktual.

Përderisa Davidin mund të siguroj falas pasi ka kontratë me Lillen deri vitin e ardhshëm, Juventusi për Zhegrovën është gati të shpenzoj deri në 30 milionë pasi reprezentuesi i Kosovës ka kontratë deri në vitin 2026.

Si Zhegrova ashtu edhe David ishin më të dalluarit në barazimin e Lillet 1:1 kundër Juventusit, të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Zhegrova asistoi për Davidin, i cili e kaloi në epërsi Lillen dhe drejtuesit e Juventusit janë ndarë të kënaqur me paraqitjen e këtyre dy futbollistëve, të cilët i kanë monitoruar nga afër.

Megjithatë, Juventusi do të ketë konkurrencë të fortë për transferimin e Zhegrovës dhe Davidit, të cilët po monitorohen edhe nga skuadrat tjera të mëdha të Evropës.

Teilen: