• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kimish akuzon sulmin e Bajernit: Po shpërdorojmë shumë

08/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja e katërt pa pësuar gol, fitorja e katërt radhazi. Bajerni është rikthyer në rrugën e duhur pas fitores 1-0 ndaj Benfikës së Lisbonës.kimishPor detaj negativ në këtë ndeshje përkon me fazën ofensive. Edhe pse ata patën në total 10 goditje në kudrat, arritën të dërgonin në rrjetë vetëm në një rast, çka ndikoi edhe te qëndrimi i mbrojtësit Kimish, i cili ka dashur të “shkundë” sulmin. Edhe pse Herri Kejn dhe Kingsli Koman kanë kapur formë të shkëlqyer para kësaj ndeshje, karshi Benfikës nuk ishin në gjendje të linin gjurmë. Mbrojtja në veçanti duket se po funksionon mirë për momentin, pasi Daiot Upamekano dhe Minjae Kim morën notat kryesore pozitive të mërkurën në mbrëmje.

Bavarezët kontrolluan mysafirët nga Portugalia në të gjitha aspektet në duelin e Championsit. Edhe pse Xhamal Musiala u bë vendimtar me golin e tij të fitores, dyshja mbrojtëse, Daiot Upamekano dhe Minjae Kim, shkëlqeu. Jo më kot të dy u vlerësuan veçanërisht nga Joshua Kimish pas ndeshjes: “Si Kim dhe Upamekano mund të përfitojnë nga fakti se kanë ritëm të lartë dhe janë të mirë në duele. Kam rezerva për sulmin, por është më mirë që të përmirësohemi sa më shpejt të jetë e mundur, pasi në ndeshje të caktuara shpërdorime të tilla mund të na ndëshkojnë së tepërmi”.

Statistikat mbresëlënëse mbështesin paraqitjen e Upamekano dhe Kim. Një vështrim në statistikat e mbrëmjes së mërkurës tregon se dy mbrojtësit e Bajernit u vlerësuan me notën 8. Koreanojugori regjistroi gjithsej 125 kontakte me top dhe finalizoi 113 pasime, të cilat gjetën objektivin e tyre. Kim gjithashtu fitoi 78 për qind nga nëntë duelet e tij. Partneri i tij Upamekano, ishte po aq i besueshëm, ai kishte 96 kontakte me topin, përfundoi 89 pasime (me një përqindje suksesi prej 97 për qind) dhe fitoi gjashtë nga dhjetë duele (60 për qind).

“Të dy marrin vendime shumë të zgjuara në duelet e tyre me lojtarët kundërshtarë. Kjo na ndihmon shumë”, theksoi Kimish dhe e vendosi theksin veçanërisht te Kim: “E kam parë gjithmonë si një përbindësh në duel mbrojtësin koreano-jugor, ai po zhvillohet shumë mirë edhe me posedimin e topit. Mund të thuash që i kupton idetë e trajnerit dhe dëshiron t’i zbatojë ato”, e mbylli Joshua. Skuadra dhe veçanërisht grupi mbrojtës duket se po zbatojnë gjithnjë e më mirë sistemin e Vinsent Kompanis, gjë që konfirmohet nga ndeshja e katërt radhazi e pastër. Rezultati tjetër duhet të shtohet në ndeshjen jashtë fushe në St.Pauli.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Silvinjo: Çekia dhe Ukraina janë kundërshtarë të fortë, stadiumi plot na motivon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.