Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Myrto Uzuni dopietë, i jep fitoren Granadas

GS 09/11/2024 1 Min. Lesezeit

Myrto Uzuni , edhe një herë vendimtar për Granada CF duke i dhënë me një gol në minutën e fundit të kohës së rregullt fitoren 3-2 skuadrës së tij përballë një Eldense të paparashikueshme.

Sulmuesi kuqezi zhbllokoi sfidën në minutën e 17-të nga pika e penalltisë, ndërsa bardhekuqtë e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 2-0(shënoi edhe Boye 45’).

Në pjesën e dytë Eldense vendosi barazpeshën, shënuan Chapela 49 dhe Ortuno Martinez 53’. Por në fund, pikërisht në minutën e 90-të, në skenë ngjitet edhe njëherë Uzuni, i cili shënoi golin me vlerë e tri pikëve.

 

Teilen: