Roma nuk sheh dritë në fund të tunelit nën drejtimin e Juric. Skuadra verdhekuqe u mund 2-3 në shtëpi nga Bolonga, duke shënuar disfatën e e katërt në pesë javët e fundit të Serisë A.
Në “Olimpico”, në një klimë proteste, skuadra e Juric nuk gjeti reagimin e shpresuar në fushë, duke u ndëshkuar në minutën e 25-të nga Castro.
Në pjesën e dytë as dygolëshi i El Shaarawy (63′ dhe 82′) nuk mjaftoi që verdhekuqtë të ndërpresin periudhën negative, pasi Bologna në këtë fraksion realizoi dy herë të tjerë me Orsolinin (66′) dhe Karlsson (77′).
Në fishkëllimën e fundit, pakënaqësia e tifozëve vendas ishte e qartë për një disfatë që mund t’i japë fund përvojës së Juric në stolin e Romës.