• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Serie A/ Fiorentina i “falet” Kean në triumfin ndaj Verona, Roma pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat

10/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Humbën në mesjavë ndaj një qiprotëve të APOEL, mirëpo duket se nuk ka ndikuar te asnjëri prej lojtarëve e në veçanti “bomberit” Moise Kean.

“Violët” e Fiorentina kanë arritur një fitore të madhe në kampionat, këtë të dielë, teksa në stadiumin “Artemio Franchi” kanë mundur me rezultatin e thellë, 3-1, skuadrën e Verona, ku padyshim protagonisti absolut ishte italiani Kean, i cili realizoi të tre golat e fitores së vendasve, në sfidën e javës së 12-të të Serie A.

Në krahun tjetër, “Verdhekuqtë” e Roma kanë dështuar të marrin sërish një rezultat pozitiv në kampionat, teksa këtë herë janë mundur nga “Kuqeblutë” e Bologna, brenda në “Olimpico”, me shifrat 3-2.

Për “Emiljanët” golat erdhën nga Santiago Castro, Riçardo Orsolini e Jesper Karlsson në minutat 25’, 66’ e 77’, ndërsa për djemtë e teknikut Ivan Juric dopieta e “ylli” italian, Stephan El Shaaraëy ishte e pamjaftueshme për të bërë diferencën në humbjen e dytë radhazi në elitën e futbollit në “Apenine”.

Sa i përket renditjes, Fiorentina ngjitet mes kryesuesve me 25 pikë, po aq sa Napoli e Atalanta dhe 1 më shumë se Inter. Pas tyre vjen Bologna me 18 pikë, ndërsa Roma e Verona mbeten në vendet 12 e 14, me nga 13 dhe 12 pikë. /i.m /abcnews.al

Next Post

Shpendi nuk “fal” as Elhan Kastratin, shënon një tjeter gol dhe udhëheq i vetëm listën e golashënuesve në Serie B

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.