Monday, 31. August 2026
Sport

VIDEO/ Mungesa e Yamal rëndon, Barcelona pëson humbjen e dytë në La Liga

GS 11/11/2024 1 Min. Lesezeit

Barcelona nuk është e njëjta pa Lamine Yamal. Katalanasit pësuan humbjen e dytë në La Liga (1-0) në fushën e Real Sociedadit, ku mungonte talenti 17-vjeçar për arsye dëmtimi.

“Blaugranat” pësuan gol në pjesën e parë pas një gabimi në rreshtim të mbrojtjes, pa mundur gjatë pjesës së mbetur të lojës të shënonte të paktën një gol që do të shmangte humbjen.

Në minutën e 33-të, Becker përfiton nga rreshtimi i gabuar i prapavijës, duke mos I lënë asnjë shans Penas, 1-0.

Real Sociedad – Barcelona 1-0

Më herët e kishte dërguar topin në rrjetë Lewandowski, por në pozicion jashtë loje.

Me humbjen e Barcelonës, diferenca me Realin e Madridit pas javës së 13-të ngushtohet në 6 pikë, por “Los Blancos” kanë ndeshjen e prapambetur me Valencian për të luajtur.

 

 

Teilen: