Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Ramadani dhe Berisha me trajner të ri, Leçe zyrtarizon Giampaolon në stol

GS 11/11/2024 1 Min. Lesezeit

Marco Giampaolo është trajneri i ri i Leçes. Ka qenë vetë klubi italian që ka zyrtarizuar trajnerin e ri pas shkarkimit të Luca Gottit në fundjavë.

Për Giampaolon, i cili mungon në Serie A pas shkarkimit si trajner i Sampdorias në tetor 2022, një kontratë deri në qershor.

“Leçe komunikon se menaxhimi teknik i ekipit të parë i është besuar zotit Marco Giampaolo. Trajneri ka nënshkruar një marrëveshje deri më 30 qershor 2025, me rinovim automatik në rast të arritjes së shpëtimit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Teilen: