Monday, 31. August 2026
Sport

Sot, luhet ndeshja e fundit e xhiros së 13-të në Superligë

GS 11/11/2024 1 Min. Lesezeit

Me ndeshjen derbi ndërmjet Ballkanit dhe Malishevës, do të mbyllet xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje luhet sot prej orës 13:00 në Suharekë, ndërsa të dyja skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Të dyja skuadrat janë në formë të mirë dhe kanë pikë të barabarta në tabelë.

Ballkani është i dyti më 22 pikë, sa i ka edhe Malisheva që është e treta por që kanë golaverazh më të dobët se kampioni në fuqi.

Në ndeshjen e parë të këtij sezoni, Malisheva e ma mposhtur Ballkanin me rezultatin e ngushtë 3:2.

Teilen: