• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjimshiti nuk grumbullohet me “kuqezinjtë”

11/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Shqipërisë edhe këtë muaj do të jetë pa kapitenin Berat Gjimshiti, i cili nuk do të grumbullohet me ekipin për shkak të lëndimit të pësuar ditë më parë.

Gjimshiti u dëmtua në fitoren e Atalanas 2:1 ndaj Udineses të dielën në kuadër të kampionatit italian dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 25-të.

Kontrollimet kanë konstatuar se Gjimshiti nuk ka lëndim të rëndë, por që nuk do të bashkohet me Shqipërinë për ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën, pasi rikuperimin do ta vazhdoj te skuadra italiane.

Kjo është hera e tretë që Gjimshiti lëndohet në prag të ndeshjeve të këtij sezoni të Ligës së Kombeve, pasi mbrojtësi mungoi edhe në duelet e shtatorit dhe tetorit.

Në mungesë të Gjimshitit, shiritin e kapitenit te Shqipëria pritet ta bartë Ardian Ismajli që këtë sezon po shkëlqen tek Empoli në Serie A.

Shqipëria këtë të shtunën dhe të martën e ardhshme, përballet me Çekinë dhe Ukrainën në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Next Post

Choulet: Jam gati të nxjerrë më të mirën nga Kosova në basketboll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.