Monday, 31. August 2026
Sport

FOTO/ Pjesë e formacionit të javës në Seria A, Ismajli mbërrin te Kombëtarja në “top” formë

GS 11/11/2024 1 Min. Lesezeit

Ardian Ismajli po kalon një formë shumë të mirë me Empolin këtë sezon. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka luajtur çdo takim si titullar dhe me minuta të plota në Seria A duke u ndëshkuar vetëm një herë me karton të verdhë.

empoli

Pas paraqitjes me Leçen, “WhoScored” që vlerëson me statistika lojtarët, e ka përfshirë në formacionin e javës të Seria A. Vetë Ismajli e ka shpërndarë përmes rrjeteve sociale.

7.5 është vlerësimi që ka marrë mbrojtësi i qendrës me Empolin, që barazoi 1 me 1 përballë Leçes. Në tri ndeshjet e fundit, Ismajli ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit tek Empoli.

Kështu vjen në formën më të mirë te Kombëtarja e Shqipërisë, që do të luajë këtë nëntor kundër Çekisë dhe Ukrainës për Ligën e Kombeve.

tjt

PANORAMASPORT.AL

Teilen: