• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çfarë do të ndodhë me Ruud van Nistlerooy-n? Ja si përgjigjet trajneri i ri i “Djajve të Kuq”

12/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ditët e fundit ka pasur shumë diskutime për rolin që mund të ketë Ruud van Nistelrooy te Manchester United me Amorim në stol.

Holandezi, i cili drejtoi ekipin pas shkarkimit të Ten Hag, grumbulloi tri fitore dhe një barazim në përvojën e tij të shkurtër si trajner i parë dhe sipas lajmeve që mbërrijnë nga Anglia, ai ka bindur për të qëndruar si ndihmës i portugezit Ruben Amorim, që do të debutojë në stol pas pauzës së shkurtër për shkak të ndeshjeve të Nation Leeague.

Amorim, i cili ka mbërritur tashmë në Manchester, i pyetur nga “The Athletic”, tha:

“Po flasim për një legjendë të klubit. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer. Unë duhet të flas me të nesër. Më pas do t’i shpjegoj gjithçka. Jam shumë i qartë dhe unë. Do t’ju shpjegoj gjithçka, por le të presim deri nesër.”

Amorim në ditët e para si trajner i “Djajve të Kuq” nuk do të ketë shumë lojtarë në dispozicion: Diogo Dalot, Bruno Fernandes, Lisandro Martinez, Alejandro Garnacho, Christian Eriksen, Rasmus Hojlund, Matthijs de Ligt, Joshua Zirkzee, Noussair Mazraoui, Victor Lindelof, Manuel Ugarte, Andre Onana dhe Altay Bayindir janë thirrur nga ekipet e tyre kombëtare, por do të jenë Marcus Rashford, Kobbie Mainoo, Harry Maguire, Casemiro, Amad, Mason Mount, Antony, Leny Yoro dhe Luke Shaë.

Nuk do të ketë konferencë prezantimi: Debutimi i Amorimit para shtypit anglez do të ndodhë pas dy javësh, në prag të ndeshjes kundër Ipswich, më 24 nëntor.

Next Post

EMRAT/ Mungojnë Gjimshiti, Kumbulla dhe Bare, Silvinjo thërret tre lojtarë të tjerë!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.