Është padyshim një nga pyetjet më të shtruara në historinë e futbollit. Disa tifozë dhe personazhe sportive kanë bërë tashmë zgjedhjen mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit dhe, tashmë, ishte radha e Michael Oëen për t’iu përgjigjur pyetjes së përjetshme.
Duke folur për Sportal.bg, ish-futbollisti anglez, fitues i Topit të Artë, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për ekipe të mëdha si Real Madrid, Liverpool dhe Manchester United, zbuloi se në cilën anë është:
“Është shumë e vështirë të zgjedhësh. Mendoj se, natyrisht, Messi është lojtari me talentin më të natyrshëm. Ai ka lindur për të qenë ky lojtar i madh.
Për fëmijët që shikojnë futboll, mund të shikoni aftësinë e punës së Cristiano Ronaldos, përkushtimin e tij, profesionalizmin e tij, ai është absolutisht i përsosur në mënyrën se si e jeton jetën e tij dhe mendoj se ai është përpjekur të arrijë të njëjtin nivel si Messi. Unë them, profesionalizëm dhe përkushtim. Por mendoj se, natyrisht, Messi është një lojtar më i talentuar”, tha fituesi i Topit të Artë në vitin 2001.