• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zyrtare/ Ndeshje me rrezikshmëri të lartë, skuadra e Muçit i pret kundërshtarët izraelitë në Hungari

12/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

UEFA njoftoi këtë të hënë se “ndeshja mes Beshiktashit dhe Maccabi Tel Avivi, për raundin e 5-të të Ligës së Evropës, do të zhvillohet në “Nagyerdei Stadion”, në Debrecen, Hungari, për shkak të vendimit të autoriteteve turke për të mos e zhvilluar atë në Turqi. Ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura, pas një vendimi të autoriteteve hungareze”, shtoi UEFA.

Ky vendim vjen pas polemikave të shumta që shkaktoi ndeshja mes Maccabit izraelit në Europa League, në shtëpinë e Ajaxit, e cila u shënua nga përplasjet e dhunshme të ndodhura në rrugët e Amsterdamit.

Ministri i Jashtëm i Izraelit u bëri thirrje autoriteteve të Holandës të nxirrnin përgjegjësitë dhe të ndëshkonin shkaktarët e dhunës.

Beshiktashi kishte njoftuar më herët se ndeshja e cilësuar me rrezikshmëri të lartë, nuk do të zhvillohej në stadiumin e tyre, siç ishte planifikuar.

Qeveria turke i kishte kërkuar UEFA-s që dueli me skuadrën izraelite të zhvillohej jashtë Turqisë, në një vend neutral.

Ky vendim vjen pas kritikave që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka drejtuar Izraelit për luftën në Gaza. Në përgjigje, qeveria izraelite në tetor 2023, kërkoi tërheqjen e diplomatëve të saj të vendosur në Turqi.

Next Post

Dhunë në finalen e Kupës së Brazilit, plagoset me një 'bombë' letre një fotograf

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.