• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dhunë në finalen e Kupës së Brazilit, plagoset me një ‘bombë’ letre një fotograf

12/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përplasje mes tifozëve kundërshtarë dhe policisë në ndeshjen e kthimit të Kupës së Brazilit në Belo Horizonte, të cilën Flamengo e fitoi 1-0 përballë Atletico Mineiros (në fund të muajit, më datë 30 do të luajë edhe finalen e Libertadores, kundër Botafogos) pasi kishte fituar tashmë 3-1 në ndeshjen e parë në Maracanà.

Para ndeshjes ndodhën incident, veçanërisht mes policisë dhe grupeve të mëdha të tifozëve të cilët tentuan të hynin në stadiumin ‘Arena MRV’ edhe pse nuk kishin bileta.

Për të qetësuar situatën, oficerëve iu desh të përdornin sprey piper dhe gaz lotsjellës. Numri i të lënduarve nuk dihet, ndërsa ngjarja po hetohet. Brenda stadiumit ra një ‘shi’ i dendur objektesh në fushë, pasi Flamengo shënoi me Platën në minutën e 37-të dhe arbitrit iu desh të pezullonte ndeshjen për mbi shtatë minuta.

Një bombë letre përfundoi në fushë, duke plagosur në këmbë një fotograf, José Maria Nuremberg, 67 vjeç.

Ai ndodhet i shtruar në një spital në kryeqytetin ‘Mineira’. Në fund të ndeshjes, ish-lojtari i Interit, Gabigol, idhulli i tifozëve të Flamengos dhe shënuesi i dy golave ​​në ndeshjen e parë, shpalli lamtumirën nga ky ekip.

Image

Next Post

Juventusi e Pogba në bisedime të reja rreth kontratës së francezit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.