Futbollisti Myrto Uzuni do të bëhet baba për herë të parë.
Sulmuesi i Kombëtares ka zbuluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë gjininë e foshnjës.
Uzuni do të jetë baba i një djali.
Në grumbullimin me Kombëtaren, Uzuni i ka kushtuar një festë speciale këtij momenti. Të veshur së bashku me partneren me të bardha, Uzuni edhe këtë moment e ka shoqëruar me futboll.
Nga 11 metra Uzuni ka shënuar dhe ka zbuluar se do bëhet baba i një djali. Festë dhe duartroktije në “Air Albania” nga miqtë e çiftit./vizionplus.tv