Monday, 31. August 2026
Sport

Ngjarje e rëndë, futbollisti 22-vjeçar ndërron jetë pas aksidentit automobilistik

GS 12/11/2024 1 Min. Lesezeit

Një futbollist nga Ekuadori ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik të pësuar një javë më parë. Bëhet fjalë për Marko Angulon.Ecuadors-rising-star-Marco-Angulo-dies-in-accident-e173140282822022-vjeçari ndodhej në koma artificiale dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk arriti të shpëtonte.

Në një deklaratë zyrtare, klubi ku ai luante LDU Quito shprehi ngushëllimet: “Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e Markos. Vdekja e tij është një humbje e thellë që do të rezonojë përgjithmonë brenda klubit dhe komunitetit tonë.”

Angulo i ishte bashkuar LDU Quito-s si huazim nga Cincinnati i MLS në fillim të këtij viti, duke shfaqur potencialin e tij në fushën e kryeqytetit që nga marsi.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: