Monday, 31. August 2026
Sport

Ismajli, shtylla e mbrojtjes së Empolit

GS 12/11/2024 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli po vazhdon të shkëlqej në Serie A me fanellën e skuadrës së Empolit.

Dëshmia më e mirë për këtë është ndeshja e fundit, në të cilën Empoli barazoi 1:1 me Leccen, ndërsa Ismajli regjistroi paraqitjen e tij jubilare, të 100-tën në elitën e futbollit italian.

Ai është pjesë e Serie A prej shtatorit të vitit 2020 kur fillimisht iu bashkua Spezias dhe pastaj u një vit më vonë u transferua tek Empoli, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.

28-vjeçari këtë sezon në shumë ndeshje ka bartur shiritin e kapitenit tek emboli dhe është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës.

Ndërkohë, ndaj Lecces, Ismajli jo vetëm që ishte futbollisti më i mirë në fushë por edhe është përfshirë në 11-shen më të mirë të xhiros së 12-të në Serie A.

Ai tashmë është grumbulluar me Kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën në Ligën e Kombeve, ku edhe pritet të jetë kapiten dhe lider i mbrojtës së “kuqezinjve”.

 

 

 

 

Teilen: