• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ky është “Ylli i Javës” në Kosovë

12/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 13-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Ballkani, Lindon Emërllahu.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e trembëdhjetë t’i takojë Lindon Emërllahut, i cili me lojën e tij kreative në mesfushë ishte kontribuesi më i madh në arkëtimin e tre pikëve të skuadrës së tij, FC Ballkani, që mposhti FC Malishevën me rezultat 1:0, kështu duke ruajtur kryesimin në tabelën e Albi Mall Superligës.

Pasi mori këtë çmim, Emërllahu u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Vlerësimi si më i miri i javës është një motiv shtesë për të punuar edhe më shumë për punën e mëtejshme.

Loja kundër Malishevës ishte shumë e rëndësishme për skuadrën tonë, sepse ishim të vetëdijshëm që po ndesheshim me një skuadër me shumë cilësi, por megjithatë ne treguam forcën tonë si grup dhe në momentet vendimtare të ndeshjes ishim më të mirë. FC Ballkani do të vazhdojë me ritmin e njëjtë të punës edhe më tutje, sepse na pret një rrugë e gjatë deri në fund të kampionatit për t’u rikonfirmuar si kampion” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Next Post

Paraguai ndalon fanellën e Mesit në stadium

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.