Sunday, 30. August 2026
Sport

Kompany nuk e ka në llogari, anglezi drejt largimit nga Bayerni

GS 13/11/2024 1 Min. Lesezeit

Eric Dier u transferua te Bayerni i Mynihut nga Tottenhami në janar të këtij viti dhe shijoi pak kohë duke luajtur, me 20 ndeshje në gjysmën e dytë të 2023/24.

Këtë vit, megjithatë, kjo nuk po ndodh më. Emërimi i Vincent Kompany trajner i bavarezëve e shtyu anglezin në një pozicion dytësor në skuadër, me vetëm gjashtë ndeshje të luajtura dhe vetëm një prej tyre si titullar, kundër Mainzin, për Kupën e Gjermanisë.

Me kontratën e tij që skadon në korrik 2025, duket se rruga e anglezit është me të vërtetë ajo e largimit. Kështu shkruan shtypi gjerman. Nga janari e tutje, Dier është i lirë të negociojë me kë të dojë për sezonin e ardhshëm.

Teilen: