Shqipëria U-19 do të luajë sot ndaj Izraelit ndeshjen e vlefshme për kualifikueseve e Kampionatit Europian 2025.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj do të zbresin në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 14:00, aty ku do të zhvillojnë edhe takimin e parë ndaj izraelitëve.
Gjendja e skuadrës është e mirë, ekipi ka kryer stërvitje rregullisht prej të dielës dhe është mëse gati për këtë sfidë të parë. Tekniku kuqezi do të ketë në dispozicionin e tij të gjithë lojtarët e ftuar në këtë grumbullim.
Kuqezinjve U-19 u duhet mbështetja e madhe e tifozëve shqiptarë në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”, teksa Federata e Futbollit bën me dije se hyrja në stadium do të jetë falas jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe për dy takimet e tjera të Shqipërisë U-19.
Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të ndjekin ndeshjen në stadium mund ta shohin atë drejtpërdrejt në RTSH Sport.