Pas kaq shumë vitesh, të qenit president i ekipit të vetëm të Milanos më jep emocione të mëdha”. Paolo Skaroni nuk e bën me nënkuptime kur flet për Milanin.Presidenti kuqezi ka folur me rastin e inaugurimit të ekspozitës fotografike “125 vjet Milan”. Nisma e krijuar për të ndarë historinë e klubit përmes 30 fotografive të marra nga libri festiv i krijuar pa kohë më parë.
“Në këto gjashtë vite të presidencës sime – vijon Skaroni – pata nderin të festoja fillimisht 120 dhe më pas 125 vjet të historisë së këtij klubi legjendar”.
Kreu kuqezi, gjithashtu nuk kurseu një provokim ndaj Interit, kur tha se: “Unë jam nga Viçenca, erdha në Milano për të studiuar. Vij këtu dhe humba në rrugë, nuk mbaja mend saktësisht se ku ishte San Babila. Të mendosh që pas kaq vitesh jam president i të vetmes skuadre në Milano, le të jemi të sinqertë: në Milano ka vetëm një ekip të vërtetë. Më jep një emocion të jashtëzakonshëm”.
“Të mendosh se jam president prej gati shtatë vitesh, jam president afatgjatë, kam pasur privilegjin të festoj 120 vjet të historisë së Milanit dhe sot 125 vjet. Ky libër është i mrekullueshëm, e pashë mbrëmë për herë të parë dhe është i ri edhe për mua. Është plot me fotografi të mrekullueshme të cilat edhe për mua që e njoh pak Milanin përfaqësojnë shumë gjëra të reja dhe të bukura. Duhet të blihet dhe të mbahet në bibliotekë”, shtoi numri një i “Djallit”.
PREFERON TROFETË – “Më pëlqejnë të gjitha fotot e Milanit kur ngre një trofe. Unë dua të fitoj”, nënvizon presidenti.
“Të shohim legjendat tona duke ngritur trofe ndërkombëtarë është ajo për të cilën duhet të jemi krenarë.” Për marrëdhënien mes Milanit dhe Milanos, Skaroni përfundon: “Jemi klubi më ndërkombëtar në Itali. Mbaj mend që kemi 500 milionë ndjekës në mbarë botën. Por, në të njëjtën kohë, jemi edhe milanezë. Jemi qytetarë të botës, po e çojmë përpara këtë sfidë falë pronarëve sepse Milani duhet të vazhdojë të jetë kudo”.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL