Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, aktualisht edhe lojtar i ekipit Lille, Edon Zhegrova është shndërruar në një emër shumë të kërkuar në fushën e futbollit aktualisht.
Juventus dhe Roma, dy klubet e mëdha italiane janë ato që aktualisht kanë shfaqur interes për ta marrë në praninë e tyre sulmuesin kosovar.
Megjithatë, duket se “Bardhezinjtë” janë disi më të avancuar në këtë garë, kjo për shkak se “Zonja e Vjetër” ka marrëdhënie të shkëlqyera me agjentin e sulmuesit, Hasn Cetinkaya, përcjell abcnews, duke qenë se është i njëjti person që shiti Denis Zakaria për 20 milionë te Monaco.
Megjithatë, do të jetë zgjedhja e Zhegrovës ajo që do të vendosë në fund se ku do të përcaktohet në të ardhmen lojtari.