UEFA ka publikuar emrat e skuadrës së arbitrave që do të vendosin drejtësi në ndeshjen e Nations League, Shqipëri-Çeki, që do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.
Zvicerani Sandro Scharer do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes, ndërsa asistentët e tij do të jenë bashkë atdhetarët Stephane De Almeida dhe Jonas Erni.
Nga Zvicra do të jetë edhe gjyqtari i katërt Johannes von Mandach.
Arbitri Sandro Scharer nuk e ka drejtuar më parë Shqipërinë si kryesor, por ka qenë arbitër i katërt në ndeshjen Kroaci-Shqipëri 2-2 në Euro 2024.