Sunday, 30. August 2026
Sport

Arbitër zviceran për ndeshjen Shqipëri – Çeki

GS 13/11/2024 1 Min. Lesezeit

Gjyqtari nga Zvicra, Sandro Scharer do të jetë kryesori në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë që luhet të shtunën mbrëma në Tiranë.

Kjo ndeshje i takon Grupit B1 të ligës B dhe zhvillohet në stadiumin “Air Albania” prej orës 20:45.

UEFA ka zbuar se zvicerani Scharer do të jetë gjyqtar kryesor në këtë përballje, ndërsa do të ndihmohet nga asistentët Jonas Erni e Stephane De Almeida që janë gjithashtu nga Zvicra sikurse edhe gjyqtari i katërt Johannes von Mandach.

Scharer është gjyqtar i njohur pasi ka ndarë drejtësinë edhe në finalen e Superkupës së Evropës ndërmjet Real Madridit dhe Atalantas.

Po ashtu, Scharer ka gjykuar edhe dy ndeshje të Çekisë më herët, fitoren 3:0 ndaj Moldavisë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024” dhe humbjen në miqësoren kundër Belgjikës 2:1, ndeshje kjo e luajtur në qershor të vitit 2017.

Tri ditë pas ndeshjes me Çekinë, Shqipëria do të përballet edhe me Ukrainën në stadiumin e njëjtë.

Teilen: