• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Buskets i thur elozhe talentit të Barçës: Kasado është fantastik, më ka befasuar

13/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Largimi i Serxhio Buskets shkaktoi shqetësim të madh në zyrat e Barcelonës për shkak të vështirësisë për të gjetur një zëvendësues të denjë për të.dfhgfhPor shfaqja e Mark Kasado i ardhur nga ekipet zinxhir të klubit ka qenë një surprizë e këndshme për trajnerët, drejtuesit dhe drejtorët e Barçës. Mesfushori veteran duartrokiti talentin e pasuesit të tij, një lojtar i rregullt në formacionin titullar të Hansi Flik dhe i grumbulluar nga Luis de la Fuente me kombëtaren spanjolle për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve.

“Ai na ka befasuar shumë. Ne e dinim që ai ishte shumë i mirë sepse e njihja nga stërvitjet dhe nga viti im i fundit në Barça”, tha Buskets, i cili në verën e vitit 2023 la Barcelonën për t’iu bashkuar Inter Majamit në SHBA.

Mesfushori 36-vjeçar nuk i shmangu lavdërimet për skuadrën e të rinjve të Barcelonës që vazhdon të prodhojë talente.

“Kasado po luan në një nivel superlativ, spektakolar, duke lëvizur skuadrën dhe gjithashtu duke dhënë asiste”.

Së fundi, Buskets vlerësoi edhe angazhimin futbollistik të Barcelonës së re.

“Ata po luajnë një futboll tërheqës dhe gjithashtu shumë të shpejtë”, tha mesfushori, i cili gjithashtu theksoi se Barça e Hansi Flikut ka një stil “disi ndryshe”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Roma gati t’i jap detyrën për herën e tretë trajnerit të njohur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.