Ansu Fati nuk po shpëton nga dëmtimet. Sulmuesi i Barcelonës ka lënë përgjysmë stërvitjen e sotme, pasi ka pasur probleme fizike.
Sipas raportimeve të fundit do t’i duhet të qëndrojë të paktën 1 muaj larg fushës së blertë. Ky është dhe dëmtimi i dytë i këtij sezoni për Ansu Fati. Të parin e kishte para fillimit të kampionatit.
Fillimet e tij te Barcelona ishin të bujshme. Aq sa fitoi numrin 10 në fanellë dhe pas largimit të Mesit mendohej si pasuesi i tij.
Gjithçka filloi të ndryshonte, kur dëmtimet u përfshinë. Sezonin e kaluar u huazua te Brajton, ndërsa tashmë dëmtimet po e pengojnë sërish në Spanjë.
PANORAMASPORT.AL