Barcelona ka lënë të tjera pikë të dielën e kaluar në La Liga. Ishte për herë të dytë këtë sezon pas humbjes kundër Osasunës. Skuadra e Hansi Flik u mund minimalisht në “Reale Arena” në një ndeshje të “njollosur” nga anulimi i golit të diskutueshëm të Levandovskit në pjesën e parë.
Humbja 0-1 ishte e dyta dytë për blaugranat në La Liga, duke i lënë ata me 33 pikë para pushimit. Nëse kthehemi një vit pas, Barça e Ksavi Hernandezit kishte 30 pikë, tre më pak se skuadra e Flik këtë sezon. Me 26 gola pro dhe 13 kundër, katalanasit ishin në vendin e katërt pas nëntë fitoreve, tre barazimeve dhe një humbjeje (kundër Realit, 1-2).
Girona kryesonte renditjen me 40 pikë dhe u pasua nga Reali (32) dhe Atletiko e Madridit (31), duke lënë Barçën jashtë treshes së parë. Me 33 pikët aktuale, Barça nuk do të kishte udhëhequr renditjen vitin e kaluar, por aktualisht mjaftojnë për ta bërë këtë vit me autoritet. Me 40 gola pro dhe 12 kundër, ata kalojnë Realin e Madridit (27 pikë me një ndeshje më pak), Atletikon (26) dhe Vijarreali (24 me një ndeshje më pak).
Nëse në krahasim me sezonin 2023-2024, Barcelona kishte 3 pikë më shumë, krahasuar me sezonin 2022-2023, Barça aktuale ka një pikë më pak. Asokohe numëronte 34 pikë, dy më shumë se Reali. Formati në Champions ka ndryshuar tërësisht, por janë luajtur të njëjtat ndeshje (4). Vitin e kaluar, me Ksavin në krye, Barcelona arriti tri fitore dhe një humbje (kundër Shahtjorit në Hamburg 1-0), duke kryesuar Grupin H me nëntë pikë.
Barça aktuale është e gjashta në klasifikimin e përgjithshëm me të njëjtat pikë, pozicion që do t’i lejonte klasifikimin direkt në raundin e dytë. Ata gjithashtu kanë tre fitore dhe një humbje, në ditën e parë kundër Monakos në “Stade Luis II” (2-1).
PANORAMASPORT.AL