Sunday, 30. August 2026
Sport

Pau Torres largohet nga grumbullimi

GS 13/11/2024 1 Min. Lesezeit

Spanja do të dalë në fushë për t’u përballur me Danimarkën dhe Suedinë në Ligën e Kombeve!

Probleme në mbrojtje për skuadrën e trajnerit Luis De La Fuente. Spanja do të dalë në fushë për t’u përballur me Danimarkën dhe Suedinë në Ligën e Kombeve. Për këto dy ndeshje spanjollët nuk do të kenë në dispozicion Pau Torres.

Në fakt, mbrojtësi i Aston Villas së fundmi u largua nga grumbullimi për t’u kthyer në klubin e tij për shkak të një dëmtimi.

Lojtari ka shfaqur një problem muskulor në ndeshjen e fundit kundër Liverpool-it, por megjithatë ishte thirrur dhe ishte bashkuar me shokët e tij të kombëtares. Torres më pas kreu vizitat e nevojshme të cilat zbuluan një shqetësim të vogël, por që nuk do ta lejonte lojtarin të luante asnjë nga dy ndeshjet e planifikuara.

Për këtë arsye u vendos që ai të largohej nga grumbullimi dhe të vazhdojë trajtimin nën urdhërat e Unai Emery.

Teilen: