• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Leao: Asnjë problem me Fonsekën, por nuk më pëlqen të rri në stol

14/11/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Paraqitja e madhe e Milanit kundër Realit, më pas dygolëshi në fushë (me Cagliarin) dhe jashtë saj (lindja e binjakëve). Rafa Leao, pas disa javësh të vështira, është rikthyer si protagonist te Milani dhe që nga grumbullimi i Portugalisë ai ka folur për sezonin e tij.

“Fonseca? Këto gjëra ndodhin. Nuk kam asgjë kundër trajnerit. Është një çështje e zgjifhur. Nuk më pëlqen të jem në stol, gjithmonë më pëlqen të ndihmoj ekipin. Vendimet duhet të merren nga trajneri. Si në kombëtare ashtu edhe te Milani, gjithmonë përpiqem të jap maksimumin për të ndihmuar ekipin tim”, ka thënë sulmuesi portugez.

Leao u përgjigjet edhe kritikave: “Është e qartë se nuk jam dakord. Unë jam duke kaluar sezone të shkëlqyera te Milan. Sezoni sapo ka filluar. Natyrisht që nuk jam lojtari perfekt, ka momente në të cilat mund të bëj shumë më mirë, edhe sepse jam shumë autokritik”, ka thënë mes të tjerash Leao.

Next Post

Kurthi perfekt i Barcelonës, si Hansi Flik po “çmend” rivalët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.