• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shuhet një emër i madh i futbollit elbasanas

14/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shuhet një emër i madh i futbollit elbasanas. Ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare Hekuran Jakupi. Pas një karriere të suksesshme në fushën e blertë “Lani” iu dedikua rritjes së brezave të ardhshëm të futbollit.

Jakupi ka luajtur me disa skuadra në kampionatin shqiptar (Elbasani, Teuta, Tirana, Erzeni dhe Bylisi) dhe ka bërë mijëra tifozë të festonin golat e tij.

“Me hidhërim të madh mora lajmin e ndarjes nga jeta të Hekuran Jakupit, ish-sulmuesit që bëri mijëra tifozë të festonin golat e tij gjatë kohës që mbronte ngjyrat e skuadrave të ndryshme si Elbasani, Teuta, Tirana, Erzeni dhe Bylisi.

Futbolli shqiptar humbi një njeri pasionant gjatë kohës që luante në fushë. Me të njëjtin pasion ai vijoi të përkushtohej në botën e futbollit, duke punuar në përgatitjen e brezave të rinj si trajner.

Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të Hekuranit!

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, shkruan presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka.

Next Post

Shkëmbimi i merkatos së janarit, Zirkzee rikthehet në Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.