Mijëra policë po vendosen në Paris për të garantuar sigurinë në ndeshjen Francë-Izrael, një javë pas dhunës në Amsterdam, në të cilën tifozët e Makabi Tel Aviv u sulmuan.
Shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunjez thotë se 4,000 oficerë do të jenë në patrullë, 2,500 në Stade de France në periferitë veriore të Parisit dhe pjesa tjetër në transportin publik dhe brenda kryeqytetit.
“Është një ndeshje me rrezik të lartë për shkak të një konteksti jashtëzakonisht të tensionuar gjeopolitik Ne nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për të prishur rendin publik”, tha Nunjez.
Stadiumi, me kapacitet 80 mijë veta, do të jetë vetëm një çerek i mbushur. Pas këshillave të qeverisë izraelite, jo më shumë se 100 tifozë izraelitë pritet të udhëtojnë në Paris, megjithëse mbështetës të tjerë të Izraelit mund të shkojnë në stadium.
PANORAMASPORT.AL