Sunday, 30. August 2026
Sport

Astrit Selmani: Ne do të fitojmë në Bukuresht

GS 14/11/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Astrit Selmani, ka folur për ndeshjen vendimtare kundër Rumanisë në Ligën e Kombeve.

Selmani në një intervistë për mediumin rumun Digisport,ka thënë se tek kampi i “Dardanëve” mbizotëron një besim i plotë dhe se Kosova do të hyjë në këtë ndeshje për fitore.

“Ishte një surprizë për Kosovën, kur Rumania fitoi 3-0. Mendova se ishim favoritë dhe do të fitonim. Ndoshta e nënvlerësuan Rumaninë. Për mua Rumania është një ekip i mirë”, tha ai.

Përndryshe sulmuesi që aktivizohet tek Dinamo Bukureshti foli edhe për ndeshjen kundër rumunëve në Prishtinë në muajin shtator,duke thënë se humbja 3:0 ishte zhgënjyese dhe shton paoshtu edhe për shkak të nënvlerësimit që ia bënë kësaj kombëtarjeje.

Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës të premten do të zhvilloj ndeshjen vendimtare kundër Rumanisë në Bukuresht me fillim nga ora 20:45.

Teilen: