Sunday, 30. August 2026
Sport

“Top 5” për basketbolliste, Liubinets më e mira

GS 14/11/2024 1 Min. Lesezeit

Basketbollistja e Pejës 03, Veronika Liubinets është shpallur “MVP’ e xhiros së pestë në Superligën e femrave, ka njoftuar të enjten FBK-ja.

Liubinets ishte më e merituara për fitoren e Pejës 03 në ndeshjen derbi kundër Penzës, pasi ndeshjen e përfundoi me 24 pikë e 12 kërcime.

Po ashtu, Liubinets ka zënë vend edhe në “Top 5” të xhiros, ku janë përfshirë edhe dy basketbolliste të Bashkimit dhe dy të Prishtinës.

Aulona Muhadri me 11 pikë, 11 kërcime, 4 asistime dhe Dana Thompson me 30 pikë, 9 kërcime e 4 asistime ishin më të dalluarat në fitoren e Bashkimit ndaj Trepçës.

Ndërsa, te Prishtina u veçuan Jayla Johnson e Alaina Rice në triumfin ndaj Junior 06 nga Prizreni.

Johnson pati 19 pikë e 8 kërcime, ndërsa Rice shtoi 18 pikë, 19 kërcime e 12 asistime.

Teilen: