Sunday, 30. August 2026
Sport

Ka gjithë vëmendjen e klubit anglez, Mançester Junajtid bie në “dashuri” me trajnerin e ri

GS 14/11/2024 1 Min. Lesezeit

Ruben Amorim u prezantua si pasuesi i Ten Hag te Mançester Junajtid, që e la skuadrën në gjendje shumë të vështirë. Dhe portugezi duket se ka fituar zemrën e klubit anglez që në ditët e tij të para.

ruben amorim

Së fundmi Junajtid ka përditësuar foton e kopertinës me trajnerin e tij të ri. Të gjithë duken të emocionuar, ndërsa Amorim e la Sportingun e Lisbonës duke kryesuar kampionatin me pikë të plota në Portugali.

Kampionati anglez, që njihet për vështirësinë e tij, e sheh aktualisht Junajtid në vendin e 13-të. Kështu duhet shumë punë për të rikthyer skuadrën të paktën në zonën europiane këtë sezon.

kover

PANORAMASPORT.AL

Teilen: