Mike Tyson dhe Jake Paul u vunë ballë për ballë në një konferencë të madhe të organizuar nga MVP Promotions dhe Netflix, por ish-kampioni i madh i peshave të rënda nuk u pa me tërbimin e viteve të mëparshme.
Gazetarët e pranishëm në konferencë donin një frazë provokuese nga Tyson për Jake Paul për të nxjerrë në pah egërsinë e tij, por në vend të kësaj, ai mezi u përgjigj me një zë të qetë: “Unë nuk do të humbas.” “.
Mike Tyson nuk ishte në humor për të folur në konferencën e fundit për shtyp para se ish-kampioni 58-vjeçar i peshave të rënda të përballet me YouTuber-in e kthyer në boksier, Jake Paul.
Tyson u dha përgjigje koncize të gjitha pyetjeve të mërkurën mbrëma, dy net para luftës kundër Paul, i cili është 31 vjet më i ri.
Dueli ishte planifikuar fillimisht për 20 korrik, por u shty për të premten mbrëma pasi Tyson duhej të trajtohej për ulçerën stomakut, teksa u ndje keq gjatë një fluturimi.
WHO YOU GOT? Jake Paul and Mike Tyson stare down at the #PaulTyson press conference.
—
LIVE ON NETFLIX
FRIDAY, NOVEMBER 15
8 PM ET | 5 PM PT pic.twitter.com/iPKIoKuNnC— Netflix (@netflix) November 14, 2024