Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet nesër me Rumaninë në Bukuresht. Një takim që vlen për Ligën e Kombeve dhe nis në orën 20:45.
Para këtij takimi ka folur trajneri i Kosovës, Franko Foda, që shprehet optimist.
“Puna ime është ta përgatis ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe këtë e kemi bërë gjatë ditëve të fundit. Pres që nesër të ketë respekt në fushë dhe të tregojmë lojën më të mirë të mundshme.
Përkundër faktit që kemi pësuar humbje 3:0 në Prishtinë, besoj se me paraqitjen që kemi treguar kemi qenë të përafërt, por kemi pësuar gola të lehtë dhe kjo ka ndikuar në atë rezultat.
Sa i përket paraqitjes nuk them se kemi pasur shumë dallim nga kundërshtari. Pastaj, i kemi fituar nëntë pikë ndaj Qipros dhe Lituanisë dhe kjo ka rritur besimin e ekipit. Kemi treguar se kemi bërë një hap përpara.
Kemi shumë mungesa të rëndësishme ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Besoj se ekipi është më lart se sa ka qenë në shtator dhe besoj e është i gatshëm ta tregojë gjithë potencialin në kërkim të fitores.
Është e qartë se ne jemi këtu për të tentuar fitoren. Duhet të jemi agresiv, ta fitojmë topin sa më shpejt. Do të kemi 90 minuta kohë për ta fituar ndeshjen. Gjithçka është në duart tona. Nëse duam vendin e parë, duhet ta fitojmë këtë ndeshje”, u shpreh Foda ndër të tjera.
PANORAMASPORT.AL