Sunday, 30. August 2026
Sport

​Barcelona ka 130 mijë fanella dhuratë, ja si e bëri zgjidhjen

GS 14/11/2024 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka konfirmuar marrëveshjen e re të sponsorit me një furnizues të pajisjeve sportive dhe atleteve deri në vitin 2038.

Njeriu i parë i klubit Joan Laporta e quajti “kontratën më të mirë në botën e futbollit” për shkak të shumës që do të vijë në “Camp Nou” gjatë asaj periudhe.

Për vazhdimin e kontratës me furnizuesin aktual, Barcelona do të merr 100 milionë euro bonus dhe më pas një shumë prej rreth 125 milionë euro në vit kur të ardhurat totale të ndahen në vitet e kontratës.

Megjithatë, para se të nënshkruhet kontrata dhe dukej se negociatat nuk do të kishin sukses, Barcelona projektoi 130 mijë fanella, por për shkak të kontratës së nënshkruar tani nuk mund t’i shesë, andaj klubi vendosi t’ua shpërndajë anëtarëve fanellat që nuk do të mund t’i përdorin.

Teilen: