• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zhgënjejnë Argjentina e Brazili, Messi dorëzohet në Paraguay. Vinicius junior ndëshkon “Selecao-n”

15/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Argjentina pësoi një humbje befasuese në kualifikueset e kupës së botës të vlefshme për zonën e Amerikës Latine. Kampionët në fuqi të botës u mundën 2 me 1 në transferte nga Paraguaji.

Messi në fushë së bashku me titullarët e tjerë nuk i mjaftuan kombëtares Albiceleste, e cila madje kishte kaluar edhe e para në avantazh në minitëne  11 me anë të Lautaro Martinez. Mirëpo të zotët e shtëpisë barazuan shumë shpejt shifrat me anë të Sanabria, një gol i rrallë i ekzekutuar në mënyrë të mrekullueshme.

Pavarësisht një rasti të messit në pjesën e parë, ata që do të festonin sërish dhe do të përmbysnin shifrat ishin vendasit nënisje të pjesës së dytë përmes një goditje me kokë të Alderete. Në vazhdim Rodrigo de Pol, leo Messi dhe kastelanos patën mundësi të shmangnin humbjen e arhjentines por nuk arritën dot të shënonin.  Sidoqoftë skuadrta e trajnerit Skaloni mbetet e para në grup me 22 pikë, edhe pse rrezikon të barazohet nga Kolumbia.

Ndalet edhe Brazili që në një ndeshje të tensionuar nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 në trtansferte me Venezuelën duke mbetur tani me 5 pikë larg kreut. Rafinja në fundin e pjesës së parë kaloi në avantazh miqtë, mirëpo të zotët e shtëpisë barazuan shifrat  sapo nisi pjesa e dyte me anë të Segovia.

Në minitën e 62 brazili pati mundësinë e artë për të rigjetur avantazhin por nga pika e bardhe e penalltisë gaboi Vinisius Xhunior i cili për shkak te replikave në distancë me tifozerine vendase e tensionoi jo pak ndeshjen.

Sukses i rëndësishëm edhe për Ekuadorin që mundi në fushën e vet 4 me 0 Bolivinë dhe tani e sheh veten në vendin e pestë në rënditje, brenda zonës që të kualifikon në botëror. /vizionplus.tv

 

 

Next Post

Sfida Shqipëri-Çeki/ Policia me plan masash, ja rrugët që do të bllokohen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.