• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rumani – Kosovë do të përcillet nga 48 mijë e 957 shikues

15/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 49 mijë shikues do ta përcjellin ndeshjen sonte ndërmjet Rumanisë e Kosovës, në Bukuresht, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Stadiumi Kombëtar i rumunëve, do të jetë përplot me tifozë vendës që do të përkrahin kombëtaren e tyre përballë Dardanëve, të cilët për këtë duel, do të llogarisin në një numër të vogël përkrahësish.

Vetëm 70 tifozë do të ketë Kosova në përkrahje të saj përballë rumunëve, përderisa mediat në Rumani kanë njoftuar se janë shitur të gjitha biletat n treg, gjithsej 48 mijë e 957 sosh.

Për shkak të dënimit për problemet e tifozëve, Rumania e ka mbyllur njërin sektor prej 3 mijë ulësesh, ndërsa për shkak të sigurisë, 5354 ulëse të tjera do të përdoren për zonën e sigurisë, ndërmjet tifozëve.

Herën e fundit kur Kosova luajti me Rumaninë në këtë stadium tifozët zbuluan pankarta me mbishkrime fashiste kundrejt Kosovës, andaj Federatat e Futbollit e Rumanisë dhe Policia e këtij shteti, kanë kërkuar nga tifozët të distancohen nga thirrjet fashiste, nacionaliste e raciste.
Një veprim tjetër i përsëritur do të kishte pasoja të mëdha për rumunët, raportojnë mediat atje.

Ndërkohë me një njoftim për tifozët ka dalë edhe Federata e Futbollit e Kosovës, që u ka bërë të ditur tifozëve kosovarë vendtakimin prej ku do të nisen së bashku nën përcjelljen e organeve të rendit deri te stadiumi.

Next Post

Arrihet marrëveshja mes palëve, Pogba largohet nga Juventusi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.