Për një Milan që kërkon lojtarë italianë për të përfshirë në listat europiane, një profil si ai i Federiko Kiezës duket ideal për Milanin.
Megjithatë, për momentin duhen plotësuar dy kushte. I pari është që Liverpuli të jetë i hapur për një transferim në huazim me të drejtë blerjeje.
E dyta është që lojtari, në rastin e një qëndrimi të ardhshëm, të pranojë një ulje për pagën e tij e cila aktualisht është në vlerën 7.5 milionë eurove neto në sezon.
Për kuqezinjtë do të ishte një alternativë cilësore në krahun e djathtë ku Çukvueze nuk po jep asgjë nga ato që priteshin kur u ble dy sezone më parë. Nuk duhet harruar, që Kieza mund të luajë edhe në të majtë nëse Leao largohet në të ardhmen.
PANORAMASPORT.AL