Fenerbahce vijon të ruajë kreun në Euroligë teksa ka fituar me vështirësi në Kaunas të Lituanisë ndaj Zalgiris 65-72. Ndeshja nisi me skuadrën vendase në një avantazh komod me +7 pikë kur shifrat shënonin 21-14.
Por më tej nisin kundërsulmet e Hays dhe Guduric për Fenerbahcen që në periodën e dytë, duke ndryshuar edhe mbrotjen, arrin të kalojë në +17. Perioda e dytë do rezultonte fatale per lituanezët pasi shënuan vetëm 5 pikë dhe trajneri Andrea Trinkieri do deklaronte se skuadra e tij nuk po luan me energji dhe nuk po vrapon.
Ne periodën e tretë, Zalgiris kthehet bindshëm me një mbrojtje të fortë duke e detyruar Fenerbahcen të shënojë vetëm 9 pikë në 10 minuta. Gjithçka diskutohet në periodën e katërt ku Zalgiris e ul deri në 3 pikë, por pa e përmbysur dot për shkak të gjuajtjeve të pasakta në fund të Ëalker dhe Francisco.
Për Fenerbahcen shkëlqen Hays në fund me 16 pikë dhe Guduric me 17 pikë. Pas kësaj fitoreje, Fenerbahce rimerr kreun provizorisht, ndërsa Zalgiris zbret në vend të 9-të. Kjo ndeshje u trasmetua drejt për drejt në RTSH Sport duke mbyllur një javë maratonë me 4 ditë të njëpasnjëshme me elitën e basketbollit evropian.